Kuvendi sot mban debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend
Kuvendi i Kosovës sot do t’i vazhdojë punimet e seancës plenare, në të cilën në rend ditë janë pikat e pa përfunduara të disa seancave të kaluara.
Si pikë e cila është në rend dite ka të bëjë me debatin parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend si dhe debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.
Disa nga pikat e tjera të rendit të ditës janë edhe Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera joshumicë, zgjedhja e tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore etj.