Veseli deklarohet i pafajshëm: Gjyqi të nisë sa më shpejt që ta dëshmoj pafajësinë time para qytetarëve të Kosovës
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka nisur konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shkruan Reporteri.net.
Pas ish-presidenti Thaçi, përmes një lidhje direkte është paraqitur edhe ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
Ai fillimisht është pyetur nëse e ka marrë aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar të datës 29 prill, për çka Veseli ka konfirmuar se po.
Veseli është deklaruar i pafajshëm teksa ka kërkuar që procesi gjyqësor ndaj tij të fillojë sa më shpejtë, në mënyrë që siç ka thënë ai të vërtetojë pafajësinë e tij para qytetarëve të Kosovë.s
Deklarohem i pafajshëm.
“I kam lexuar, vetëm se kam dëshirë që procesi gjyqësor të fillojë sa më shpejtë e të kem të drejtën të shprehem për pozitën time dhe pafajësinë time. Para qytetarëve dhe bashkëluftëtarëve të Kosovës, si dhe këtij gjyqi të nderuar”, shtoi Veseli.
Përpos Thaçit e Veselit, sot do të bëjnë paraqitjen e tyre edhe Jakup Krasnqi dhe Rexhep Selimi.
Që të katërt akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte.