Gjendet e zhdukura në Prishtinë
Është gjetur 65-vjeçarja Kadrie Kamberi, nga komuna e Prishtinës, e cila orë më parë u raportua e zhdukur.
Këtë për Klankosova.tv e kanë konfirmuar familjarët e saj, të cilët thanë se momentalisht është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Është sjellë në shtëpi nga dy djem të rinj, është në gjendje të mirë shëndetësore. E kemi lajmëruar policinë dhe tani jemi duke përfunduar procedurat që duhet”, thotë një familjar i saj.
I njëjti pohon se zonja tash e një kohë është duke vuajtur nga demenca.