Inspektorati me njoftim për policin që plagosi dy persona: Ishte në piknik me shoqëri
Inspektorati Policor i Kosovës ka dale me një sqarim lidhur me plagosjen e dy personave në Mramor, ku u raportua se i përfshirë është edhe një zyrtar policor i Kosovës.
Inspektorati sqaron se zyrtari policor me inicialet Sh.E, kishte qenë në një piknik me shoqërinë, kur ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri me dy qytetarë të armatosur. Në njoftim thuhet se zytari policor ishte sulmuar nga dy qytetarët.
“Inspektorati Policor i Kosovës me datën 1 Maj 2022, ka pranuar njoftimin nga Policia e Kosovës se në Fshatin Mramor ka ndodhur një incident me të shtëna me armë zjarri, ku i përfshirë është edhe një zyrtar policor. Hetuesit e IPK-së me të pranuar njoftimin i janë përgjigjur këtij rasti i cili ka ndodhur të Liqeni i Badocit në fshatin Mramor, Prishtinë, ku zyrtari policor Sh.E, derisa kishte qenë në piknik me shoqërinë e tij, ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri me armë me dy qytetar të armatosur. Zyrtari policor gjatë këtij shkëmbimi të zjarrit me armën zyrtare ka plagosur dy persona të cilët dyshohet se kanë sulmuar zyrtarin policor dhe shoqëruesit e tij që gjendëshin me të në piknik”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, dy personat e dyshuar të përfshirë në incident kanë marr plagë nga arma e zjarrit dhe të njëtit i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike dhe mbeten në QKUK duke vazhduar tretmanin mjeksor.
“Prokurori i Shtetit ka udhëzuar që në ketë fazë të hetimit të hapet rast penal ndaj dy qytetarëve të përfshirë në këtë rast, nën dyshimin për kryrjen e veprave penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe Armëbajtje pa leje, dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt, derisa të përmirësohet gjendja shëndetsore e personave të plagosur dhe të njëjtit do të monitorohen nga policia. Ndërsa zyrtari policor Sh.E, në këtë fazë të hetimit mbetet në cilësinë e dëshmitarit dhe rasti do të hetohet nga Policia e Kosovës, në koordinim me hetuesit e IPK-së dhe të Prokurorit të Shtetit. Për shkak të hetimeve intesive dhe ruajtjes së integritetit të hetimeve në ketë fazë të hetimit nuk mund të shpalosim informata tjera. Ftojmë secilin qytetar që ka informata lidhur me këtë rast të informojnë Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës ose Prokurorinë e Shtetit”, thuhet në njoftim.