Zelensky kërkon që Shqipëria të mbyllë dyert për turistët rusë
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i është drejtuar Parlamentit shqiptar me anë të një lidhjeje direkte nga Ukraina.
Ndërsa uroi shqiptarët për Fitër Bajramin, lideri ukrainas solli në vëmendje mizoritë që po bëhen në vendin që ai drejton ndërsa theksoi se qytete të tëra po shkatërrohen nga bombardimet dhe se civilë të pafajshëm po vdesin.
Ndër të tjera, Zelensky kërkoi nga Shqipëria që të marrë hapa konkretë ndaj pushtuesit rus.
“Jeni padyshim në anë të së vërtetës. Faleminderit për hapat konkrete për Ukrainë, kundër Rusisë, për kujdesin që ju i bëni fëmijëve tanë dhe njerëzve tanë. Qëndrimi juaj ndaj popullit të Ukrainës, ndaj fëmijëve të Ukrainës, ka kujton Nënë Terezës shqiptare, që është kthyer simbol i humanizmit në mbarë botën. Besoj se sëbashku, në mjediset evropianë, në përpjekjet tona, do jemi në gjendje të parandalojmë këtë luftë. Dhe të mbrojmë Europën në të ardhmen nga një luftë. Bandat ruse duhet të shkëputen nga tregu global. Ju duhet të hiqni mundësisë Rusisë në kohën e duhur. Ju kërkoj që të kufizoni portat për anijet ruse dhe të kufizoni ardhjen e turistëve, ndoshta vijnë vrasës të Bucha-s, apo të Irpin. Ta bëjmë një gjë parimore dhe të ndalojmë përdorimin e fondeve të OKB për Rusinë.”, tha ai.