Mazreku: Na ka mbetur vetëm anëtarësimi në Byronë e Kartonit të Gjelbër
Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit në një intervistë për “iSIGURIME” tregon për punën që është bërë gjatë vitit të fundit të Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS). Pagesa e mbi 10 milionë euro në emër të kompensimit të dëmeve, nënshkrimi i marrëveshjes për njohjes bilaterale të policave të sigurimit me Mali e Zi, implementimi i vendimit për ngjitësit, përgatitjen e marrëveshjes me Shqipërinë, e cila pritet te nënshkruhet ne muajin maj të këtij viti, inkasimit të borxheve në emër të regreseve, por edhe shumë pune tjera që janë bërë gjatë vitit të fundit. Mazreku më tutje tregon se tashmë synimi kryesor i tij është anëtarësimi i Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër qoftë në formë direkte, qoftë në formë indirekte
iSIGURIME
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimet (BKS) shprehet shumë optimist për anëtarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër qofte në formë direkte, qoftë në formë indirekte përmes ndonjë shteti tjetër. Në një interviste për gazetën e specializuar për sigurime “iSIGURIME” ai flet për punën që ka bërë gjatë vitit të parë të punës si drejtori i BKS-së
iSIGURIME: Para pak ditësh ka filluar së zbatuari vendimi për vendosjen e ngjitëseve. Çka synoni të arrin me këtë projekt ?
Mazreku: Për të ardhur deri të implementimi në praktik i këtij projekti i cili ka një rëndësi shumë të veçantë, është dashur punë dhe angazhim i madh i imi si drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit, guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës z.Fehmi Mehmeti, zëvendësministrit të ministrisë së Mjedisit dhe Infrastrukturës z.Hysen Durmishit, si dhe zëvendësit të drejtorit të Agjencisë së Regjistrimit të Automjeteve Blerim Camaj. Një faleminderim veçantë shkon edhe për pronarët e kompanive të sigurimit të cilët kanë shprehur gatishmëri për ta mbuluar ketë kosto financiare në mënyre që qytetaret e Kosovës ketë ngjitës ta marrin pa asnjë pagesë. Pra, e gjithë kjo barrë financiare për zbatimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm do të bije mbi kompanitë e sigurimeve që operojnë në Kosovë. Ashtu siç e kam cek edhe shumë herë në të kaluarën numri i madh i automjeteve të paregjistruara në Kosovë ka krijuar probleme shumë dimensional. Në radhë të parë automjetet e regjistruara janë edhe të pakontrolluara teknikisht dhe si të tilla ato paraqesin rrezik serioz për pjesëmarrësit në komunikacion. Në radhe të dytë shteti humb miliona euro në vit nga mos inkasomi i taksave që parashihen në momentin e regjistrimit të automjeteve, si dhe së fundi barra më e madhe bie edhe mbi kompanitë e sigurimeve të cilat obligohen të kompensojnë palët e dëmtuara të cilat kanë pësuar nga automjetet e pasiguruara. Tash përmes vendosjes së ngjitëseve është shumë më i lehtë identifikimi i automjeteve të paregjistruara në vend. Së bashku me Institucionet tjera në vend ne kemi edhe plane tjera e të cilat gjithmonë kanë të vetmin qëllim uljen e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafik. Të dhënat që në disponojmë sa i përket aksidenteve dhe vdekjeve në komunikacion janë shqetësueses. Mos të harrojmë një fakt se me ketë numër kaq të madh është e pamundur çdo përpjekje e jone për anëtarësim qoftë në forme direkt, apo indirekt të Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër. Efekti pozitiv i ngjitëseve është se tashmë policia edhe prej distancë kanë mundësi të shikojnë nëse automjete në fjalë ka apo nuk ka polic regjistrimi. Por, përveç kësaj ne kemi edhe plane tjera që do të zbatohen në ditët në vijim që kanë për qëllim në uljen e numrit të automjeteve të pa regjistruara në vend.
iSIGURIME: Keni të dhëna sa janë paguar gjatë vitit 2021 për të kompensuar palët që janë dëmtuar nga automjetet e pa siguruara, si dhe sa janë paguar gjatë viteve të kaluara ?
Mazreku: Fatkeqësisht aksidentet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruara janë në rritje të vazhdueshme, ku dhe kostoja e kompensimit të dëmeve të shkaktuara nga ato është në rritje të vazhdueshme. Janë dhjetëra miliona euro të paguara deri më tash për këtë qëllim. Vetëm gjatë vitit 2021, për aksidentet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruara, BKS-ja ka paguar dëme në vlerë prej hiç më pak se 5 milionë e 649 mijë euro. Krahasuar me vitin paraprak, shuma e mjeteve që janë shpenzuar për këtë qëllim është 62,30 % më e lartë, deri sa në numër është më e lartë për 71,30 %. Gjithashtu, gjatë vitit 2019 sipas të dhënave zyrtare të BKS-së për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara janë shpenzuar 4 milionë e 436 mijë euro. Duke u bazuar në të dhëna zyrtare, shihet se në vitin 2018 shuma e mjeteve të shpenzuara për mbulimin e aksidenteve të shkaktuar nga automjetet e pasiguruara është 3 milionë e 402 mijë. Gjatë vitit 2017 për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara janë shpenzuar hiç më pak se 3 milionë e 328 mijë euro. Po ashtu, gjatë vitit 2016 sipas të dhënave zyrtare të BKS-së, për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara janë shpenzuar 3 milionë e 336 mijë euro. Edhe në vitin 2015 për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara janë shpenzuar 3 milionë e 229 mijë euro. Në vitin 2014 për pagesën e dëmeve të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara, BKS-ja ka shpenzuar 2 milionë e 793 mijë euro. Gjithnjë duke u bazuar në të dhëna zyrtare, shihet se në vitin 2013 shuma e mjeteve të shpenzuara për mbulimin e aksidenteve të shkaktuar nga automjetet e pasiguruara është 3 milionë e 756 mijë. Në vitin 2012, për pagesën e dëmeve të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara, BKS-ja ka shpenzuar 3 milionë e 500 mijë euro.
iSIGURIME: Do të vazhdoni me ketë ritëm edhe ketë vit.
Mazreku: Ashtu siç e kam thënë që nga dita ime e parë e punës si drejtor i BKS-së pagesa korrekte dhe e shpejte e dëmeve është pritet i ynë kryesor. Vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti ne kemi paguar më shumë se 2,1 milionë euro dëmeve, apo janë kompensuar mbi 1000 lëndë. Ditën e parë që kam ardhur në krye të BKS-së unë kam kërkuar që trajtimi dhe me pas kompensimi i dëmeve të behët sipas ligjeve në fuqi. Në këtë drejtim ne kemi arritur progres të theksuar, siç kem arritur edhe ne kthimin e regreseve, uljen e shpenzimeve. Po japim maksimumin e mundësohem në bazë të kapaciteve që disponojmë që ta ulin në zero numrin e dëmeve që janë në pritje si për trajtim, ashtu edhe për kompensim. Kur kam ardhur në këtë pozitë kam gjetur shumë lëndë të pa trajtuara, kanë qenë lënde të nënshkruara, derisa llogaria e BKS-së ka qenë thuajse me zero. Deri sa në momentin kur po flasin pasqyra është krejt tjetër.
iSIGURIME: Sa lëndë keni mbyllur gjatë vitit që lamë pas ?
Mazreku: Falë angazhimit të afatit duke punuar në të shumtën e rasteve edhe jashtë orarit ne kemi arritur që numri i përgjithshëm i dëmeve të mbyllura të arrij në 7775, e që është thuajse dyfishi i lendeve të mbyllura në vitet paraprake.
iSIGURIME: A ekziston një marrëveshje mes Byrosë Kosovare të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë ?
Mazreku: Të them të drejtën kur kamë ardhur në pozitën e drejtorit të BKS-së tek marrëveshja me Shqipërinë kemi gjetur probleme të shumta, mos pagesë të mjeteve që janë paguar në emër të dëmeve, por edhe probleme tjera të shumta. Falë angazhimit të madh timit, stafit, por edhe kompanive të sigurimit të Shqipërisë dhe të Kosovës ne kemi arritur që në afat rekord të mbyllim probleme të 20 viteve që kanë qenë të hapura prej më shumë një dekade. Pra, kemi arritur pas shumë takimeve që t’i mbyllim detyrimet e dyanshme në vlera milionëshe në mënyrë që t’i hapim rrugë nënshkrimit të një memorandumi në mes të Byrosë Kosovare të Sigurimit si dhe Byrosë Shqiptare të Sigurimit, pasi që për momentin ne kemi vetëm një memorandum të nënshkruar në vitin 2006. Pra, me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, uljen me uljen e numrit te automjeteve, por edhe mbylljen e shumë probleme të trashëguara në parë, neve na mbetet vetëm anëtarësimi i Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër qofte në forme direkte qofte në formë indirekte.
iSIGURIME: A pritet që Kosova së shpejti të behet pjesë e Byrosë së Kartonit të Gjelbër ?
Mazreku: E kam thënë edhe shumë herë më parë, që synimi im si drejtor i BKS-së është anëtarësimi i Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër, pavarësisht shumë pengesave që kemi para vetës. Siç edhe dihet për të qenë pjesë e Byrosë së kartonit të Gjelbër vendi jonë duhet të jetë pjesë e OKB-së, por ka edhe disa kritere tjera siç është edhe numri i automjeteve të paregjistruara në vend. Në ketë moment Kosova edhe sikur të jetë pjesë e OKB-së numri i madh i automjeteve të paregjistruara në mënyrë automatike e bllokon një proces të tillë. Për të ulur këtë dukuri të dëmshme për vendin, por edhe Industrinë ne para pakë ditësh kemi filluar zbatimin e projektit për vendosjen e ngjitëseve në xhama të automjeteve, por gjatë ditëve në vijim kemi edhe projekte tjera që kanë për qëllim të vetëm zvogëlimin deri në minimum të automjeteve të paregjistruara në vendin tonë. Aktualisht jemi të angazhuar me finalizim edhe te disa ndryshimeve ligjore për lehtësimin e procedurave për regjistrimin e automjeteve. Që nga ardhja ime në krye të BKS-së unë janë angazhuar dhe jam duke u angazhuar në vazhdimësi që të gjejmë alternativa për të qenë pjesë e këtij Institucioni të rëndësishëm me qëllim të krijimit sa më të lehtë dhe lirë të lëvizjes së qytetareve tonë. Unë besoj së fale angazhimit dhe ndihmës së miqve tonë ne do të bëjmë një zgjidhje alternative në ketë drejtim.
iSIGURIME: A mund të na tregoni cila është zgjidhja ?
Mazreku: Për shkak të ndjeshmërisë së procesit, por edhe pengesave eventuale që mund të shfaqin shtete siç është Serbia, aktualisht nuk mund të japim më shumë detaje për opinionin publik. Por unë besojë së në një të ardhme të shpejtë do ta bëjmë të pamundurën që edhe vendin tonë ta bëjmë pjesë të Byrosë së Kartonit të Gjelbër.
Si e vlerësoni performancën e industrisë së sigurimeve në Kosovë?
Mazreku: Industria e sigurimeve ka pasur performancë më të favorshme gjatë kësaj kohe si rezultat i reformave që janë ndërmarrë në këtë sektor nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. Përveç përmirësimit në treguesit financiarë dhe në kapitalizim ka pasur përmirësime të dukshme edhe në zbatimin e modeleve moderne të qeverisjes korporative.
Edhe Sivjet e Qeveria e Kosovës e ka mbështetur financiarisht pagesën e policave kufitare për mërgimtarët. Sa para ka paguar qeveria sivjet për mërgimtarët dhe a duhet të vazhdojë ky model i financimit apo të gjendet një tjetër?
Mazreku: Byroja Kosovare e Sigurimit është partner i Qeverisë së Republikës së Kosovës në përmbushjen e qëllimeve dhe të drejtave ndaj qytetarëve të vendit si dhe ndaj bashkëatdhetarëve tonë. Ky vit është viti i tretë i zbatimit të praktikës së mbulimit të kostos së primit të sigurimit kufitar për disa kategori të mjeteve motorike me targë të huaj. Në zbatim të kësaj marrëveshjeje, gjatë vitit të kaluar Byroja Kosovare e Sigurimit i ka pasur disa sfida të theksuara dhe atë lidhur me verifikimet e domosdoshme të mjeteve motorike krahasuar me policat e shtypura, pas të cilit verifikim do të bëhej i mundur realizimi i pagesës nga Ministria e Financave. Ky model i funksionimit, sigurisht që ishte i përkohshëm dhe nuk duhet të shihet si një instrument i caktuar për të rregulluar çështjet e sigurimit të detyrueshëm kufitar, por ajo që ne jemi duke u angazhuar maksimalisht është, plotësimi i të gjitha kushteve të nevojshme për anëtarësim në Këshillin e Byrove në Bruksel, si model dhe zgjidhje e vetme për trajtimin e drejtë të bashkatdhetarëve tanë kur ata qëndrojnë në Kosovë. Sigurisht, edhe në këtë aspekt ka sfida të theksuara, siç janë njohja ndërkombëtare e targave të Kosovës, patent-shoferëve, ulja e numrit të mjeteve motorike të pasiguruara, deri në limitet e pranueshmërisë për të qarkulluar sipas rregullave të caktuara brenda zonës së Kartonit të Gjelbër, për të cilën jemi duke bashkëpunuar ngushtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankën Qendrore e Kosovës. Për dallim nga vitet e kaluara, sivjet Ministra e Financave e ka rregulluar në mënyrë praktike çështjen e rimbursimit të policave që bashkatdhetarët tanë blejnë kur vijnë në Kosovë, pasi që polica e tyre e sigurimit nuk mbulon shtetin tonë. Sivjet qytetaret duhet ta paguajnë policën në sportelet e BKS-së dhe më pastaj ata mund të aplikojnë për rimbushim në platformën e-Kosova. Mendoj se ky ndryshim është në të mirë te të gjitha palëve.
“Që nga ardhja ime në krye të BKS-së unë janë angazhuar dhe jam duke u angazhuar në vazhdimësi që të gjejmë alternativa për të qenë pjesë e këtij Institucioni të rëndësishëm me qëllim të krijimit sa më të lehtë dhe lirë të lëvizjes së qytetareve tonë. Unë besoj së fale angazhimit dhe ndihmës së miqve tonë ne do të bëjmë një zgjidhje alternative në ketë drejtim” per te cilat vetem kemi nisur disa letraa shprehje interesi per disa shtete mike te Kosoves, ka thënë drejtori i BKS-së Sami Mazreku
“Fatkeqësisht aksidentet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruara janë në rritje të vazhdueshme, ku dhe kostoja e kompensimit të dëmeve të shkaktuara nga ato është në rritje të vazhdueshme. Janë dhjetëra miliona euro të paguara deri më tash për këtë qëllim. Vetëm gjatë vitit 2021, për aksidentet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruara, BKS-ja ka paguar dëme në vlerë prej hiç më pak se 5 milionë e 649 mijë euro. Krahasuar me vitin paraprak, shuma e mjeteve që janë shpenzuar për këtë qëllim është 62,30 % më e lartë, deri sa në numër është më e lartë për 71,30 %” ka thënë drejtori i BKS-së Sami Mazreku
2,1 milionë euro ka paguar BKS-ja vetëm gjatë muajeve të parë të këtij viti në emër të kompensimit të dëmeve.
Mbi 1000 lende janë mbyllur nga BKS-ja vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti
7775 është numri i lendeve që BKS-ja ka mbyllur vetëm gjatë vitit 2021 e që është dyfishi krahasuar me vitet paraprake