Reshje shiu e bubullima, moti për sot dhe nesër
Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend gjatë këtyre dy ditëve, raporton Express.
Sipas PW’së, reshjet e shiut do të vazhdojnë, e të cilat ka mundësi që të shoqërohen edhe me bubullima.
3.05 – Kryesisht me vransira dhe të reshura shiu, që pasdites shoqërohen edhe me bubullima.
4.05 – Vransira e diell. Pasdite vende-vende mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima.
“Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6C e 8C, e maksimalet zbresin deri në 15C të hënën, e më pas me një rritje graduale deri në 19C të mërkurën. Nga e diela frynë erë kryesisht nga juglindja e lehtë dhe mesatare 4-11m/s. Shtypja atmosferike në rënie përreth vlerave normale”, thuhet në njoftim.