26 vjeçari i vrarë sonte, ishte djalë i dëshmorit FOTO
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka reaguar lidhur me lajmin për vdekjen e të riut nga fshatin Greikoc i Suharekës.
Ajo gjithashtu njoftoi se viktima në këtë rast, Faton Haxhaj, ishte djali i dëshmorit Haxhi Haxhaj.
Deputetja ka ngushëlluar familjarët e miqtë e viktimës.
Ndryshe Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth 30 metra larg shtëpisë së viktimës është gjetur një armë zjarri e llojit AK-47, që dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.
Postimi i plotë i deputetes Bytyqi:
Pikëllues dhe i rëndë lajmi për vdekjen tragjike të Faton Haxhaj, djalit të dëshmorit Haxhi Haxhaj nga Grekoci i Suharekës. Fatoni ishte një djalë punëtor, i dashur e aktivist i pashembullt. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë atyre që e njohën. Dritë të pastë shpirti Faton!