Detajet që dha Policia lidhur me 26 vjeçarin që dyshohet se u vra në Greikoc të Suharekës
Një mashkull i moshës 26 vjeçare humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë.
Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku ndër të tjerash u tha se rreth 30 metra larg shtëpisë së viktimës, është gjetur një armë AK-47, e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.
Deri më tani nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me rastin, por dyshohet se viktima para se të vritej është rrahur edhe fizikisht.
“Pas marrjes së informatës, njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Greikoc të Suharekës dhe në një objekt përcjellës, 20 deri në 30 metra larg shtëpisë së viktimës, është gjetur një armë AK-47 e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit dhe rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë”, ka deklaruar Gashi.
Duhet përkujtuar që gjatë muajve të fundit, por edhe këto ditë pati raste të shumta të përdorimit të armëve në vend.
Si pasojë e të shtënave me armë javën që lamë pas humbi jetën edhe i riu nga Klina, në drejtim të së cilit pati të shtëna me armë zjarri.