Policia po heton motivet e aksidentit të sotëm në Gllobar ku vdiqën nënë e bir
Dita e festës u kthye në tragjedi për një familje nga Skenderaj.
Dy anëtarët e saj, fëmija shtatëvjeçar dhe nëna e tij 31 vjeçare, në Gllobar të Drenasit, në një aksident trafiku.
Sipas dëshmitarëve shpëtimi i viktimave ishte i pamundur. Por, nxjerrja e tyre nga vetura u bë vetëm me ndihmën e zjarrfikësve.
Trupat i nënës me të birin që u dërguan për obduksion, sipas dëshmitarëve kishin pësuar lëndime të rënda.
Në këtë aksident edhe tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime dhe po trajtohen në QKUK.
Sipas policisë arsyet e këtij aksidenti po hetohen.