Vdes 26 vjeçari nga Suhareka, afër shtëpisë i gjendet një armë AK-47
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka konfirmuar rastin, teksa ka njoftuar se vdekja është cilësuar e dyshimtë.
Ai gjithashtu ka njoftuar se pas plagëve të marra, 26 vjeçari ka ndërruar jetë, transmeton lajmi.net.
Gashi po ashtu tha se në afërsi të shtëpisë së viktimës është gjetur edhe një armë zjarri, e llojit AK-47.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, të cilat po merren me rastin.