Shefqet Krasniqi: Projektkodi Civil, projektkod beter
Hoxhë Shefqet Krasniqi, i ftuar në Info Magazine, e ka quajtur Projektkodin Civil, ”projektkod beter” në reagimin e tij kur është pyetur për qëndrimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për martesat mes gjinive të njëjta.
”Cili është përkufizimi i tolerancës? Me heshtë? Apo me folë të vërtetën? Të vërtetën e kanë folë BIK-u, bashkësitë tjera fetare, hoxhallarët, traditë kombëtare”.
”Kurrkush stupcin se ka kapë e me njekë dikë përmas. Kur ta kapë stupcin, nuk ka tolerancë. Edhe fetë mes vete. Leje atë kod, leje atë far beteri. A mund të them unë se feja krishtere është sagllamë e shëndoshë mbi parimet e veta. Jo, por, edhe nëse them s’është, a e shkela tolerancën? Jo”.
”Krishterët pretendojnë se të vetmit janë ata që do të hyjnë në xhenet. Mirë, mua hatri s’më mbetët kurrë, por nuk ma shkel tolerancën time”.
”Ajo është shkelje e tolerancës. Ne nuk jemi duke e ndalu. Ajo nuk i përket fesë hiç. Këta [LGBTI] janë dalë në stërnishtë. Këta janë dalë në stërnishtë. Këta nuk janë as me fenë hebreje, as me të krishterë”.
”Por edhe nga ana e traditës tonë? Po donë me ua prishë njerëzve një traditë 500-vjeçare, 1000-vjeçare, sa kanë këta shqiptarë? S’po e pengoj unë”.