Aksident me 5 vetura, 10 të lënduar
Dhjetë persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti në Abri të Epërme të Drenasit, në të cilin kanë qenë të përfshirë pesë vetura.
Lajmi për KosovaPress është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës Agron Borovci.
“Rreth orës 15:00 është raportuar për aksidentin e ndodhur në fshatin Abri e Epërme në vendin e quajtur Garrapole. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë pesë automjete dhe për pasojë dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”, ka thënë ai.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti.