Nëse bojleri juaj bën këtë zhurmë, hiqeni menjëherë nga priza
Në rast shpërthimi, bojleri mund të shkaktojë dëme të mëdha materiale apo edhe të marrë jetë. Sipas ekspertëve, bojleri mund të shpërthejë për shkak të defekteve dhe parregullsive.
Në rast të ngrohjes së pakontrolluar të ujit, të cilën mund ta identifikoni në bazë të llojit të zhurmës apo tingullit që lëshohet apo edhe procesit të vlimit që dëgjohen nga bojleri.
Gjëja e parë që duhet të bëni është që të ndërprisni furnizimin me rrymë, aq më parë nëse në termometër shihni temperaturën e lartë, me kusht që termometri të jetë i saktë.
Duke pasur parasysh që bojleri është nën presionin, gjëja më e mirë që mund të bëni është që ta mbani të fikur ndërsa bëni dush. Rryma mund t’ju godasë nëse gjatë dushit është i ndezur bojleri me tokëzim të keq.
Nëse bojleri është krejtësisht në rregull (nuk ka tela të zhveshur të cilët varen jashtë, nuk pikon ujë i cili lag ndonjërin tel etj.) dhe nëse tokëzimi është bërë mirë, atëherë është krejtësisht e sigurt ta lini bojlerin të lidhur në rrymë.
Rryma mund t’ju godasë nëse gjatë dushit është i aktivizuar bojleri i cili ka tokëzim të keq.
Megjithatë, ekspertët këshillojnë që gjithmonë, pa marrë parasysh a është tokëzimi i mirë apo jo, që bojlerin ta fikni para se të hyni në dush!