Komunat paralajmërojnë padi ndaj dy ministrive të Qeverisë Kurti
Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka njoftuar se komunat janë duke shqyrtuar mundësinë që të padisin Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit dhe Ministrinë e Shëndetësisë.
Këtë njoftim e ka bërë vetë AKK-ja përmes një postimi në faqen zyrtare të saj, në Facebook, ku ka shtuar se këto ministri mund të paditen nga AKK-ja, si ministri nënshkruese të Kontratave Kolektive, të cilat janë pa mbulueshmëri financiare dhe që këto obligime financiare pastaj po kryhen nga Komunat, shkruan lajmi.net.
Duhet cekur se këto obligime financiare duhet të kryhen nga Ministritë, sipas AKK-së.
“KOMUNAT PO SHQYRTOJNË MUNDËSINË QË TË PADISIN MASHTI dhe MSH. Komunat janë duke e shqyrtuar mundësinë që të padisin Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit (MASHTI) dhe Ministrinë e Shëndetësisë (MSH) si ministri nënshkruese të Kontratave Kolektive, pra Kontratat Kolektive për Arsim dhe Shëndetësi, sepse këto kontrata janë nënshkruar pa mbulueshmëri financiare. Pra, Komunat edhe pse nuk janë nënshkruese të Kontratave Kolektive po obligohen të mbulojne shpenzimet dhe borxhet nga nënshkrimi i këtyre Kontratave duke i’u krijuar komunave shpenzime te mëdha të procedurave gjyqësore/përmbarimore”, thuhet në njoftim.
Me tutje, shtohet se këto kontrata kanë dëmtuar shumë buxhetin e Komunave të cilat, sipas tyre, kanë ndikuar edhe në mos realizimin e projekteve kapitale.
Reagimi i plotë:
KOMUNAT PO SHQYRTOJNË MUNDËSINË QË TË PADISIN MASHTI dhe MSH
Komunat janë duke e shqyrtuar mundësinë që të padisin Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit (MASHTI) dhe Ministrinë e Shëndetësisë (MSH) si ministri nënshkruese të Kontratave Kolektive, pra Kontratat Kolektive për Arsim dhe Shëndetësi, sepse këto kontrata janë nënshkruar pa mbulueshmëri financiare.
Komunat nuk janë kundër Kontratave Kolektive por mbulueshmëria financiare dhe borxhet që burojnë nga këto kontrata duhet të mbulohen nga niveli qendror sepse ato janë nënshkruese të këtyre kontratave e jo Komunat.
Pra, Komunat edhe pse nuk janë nënshkruese të Kontratave Kolektive po obligohen të mbulojne shpenzimet dhe borxhet nga nënshkrimi i këtyre Kontratave duke i’u krijuar komunave shpenzime te mëdha të procedurave gjyqësore/përmbarimore.
Keto kontrata kanë dëmtuar jashtëzakonisht shumë buxhetin e Komunave e të cilat kanë ndikuar edhe në mos realizimin e shumë projekteve kapitale e të cilat projekte ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarit.
Duke marrë parasysh se në takimin dy-ditor të Komisionit të Granteve ku janë përcaktuar grantet qeveritare për financimin e komunave për vitin 2023 dhe orientimet për vitet 2024-2025 nuk është pa që Qeveria ka ndonjë vullnet për zgjidhje të kësaj çeshtje.
Në këtë drejtim po mendohet nga Komunat të e shfrytëzohet mundësia e ngritjes së një padie të përbashkët për Ministritë nënshkruese të kontratave kolektive e që janë MASHTI dhe MSH.
Në këtë takim të Komisionit të Granteve ka qenë prezent edhe Ministri i Ministrisë së Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, i cili me votën e tij ka dalë kundër kërkesave të Komunave që borxhet dhe obligimet financiere për zbatimin e Kontratave Kolektive të mbulohen nga niveli qendror.
Ministri Kransiqi në takimin e mëhershëm të përbashkët me Kryetarët e Komunave ishte zotuar që do të angazhohet në zgjidhjen e këtij problemi mirëpo në Komisionin e Granteve ai ka votuar Pro vendimit të Qeverisë që të vazhdohet më masat e njëjta edhe në të ardhmen.