Kërkohet paraburgim për arsimtarin e dyshuar për pedofili në Prizren, në shtëpinë e tij u gjetën prova
Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.K., arsimtari nga Prizreni i cili është i dyshuar për pedofili e që në ndalim gjendet nga dje.
Sipas kërkesës së prokurorisë, i pandehuri F.K, dyshohet se ka kryer veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”, njofton Klankosova.tv.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se teksa kanë kontrolluar banesën e tij, janë gjetur prova lidhur me veprën që rëndon mbi të.
“OFRIM I MATERIALIT POROGRAFIK PERSONAVE NËN MOSHËN 16 VJEÇ
Prizren 26.04.2022 – 14:00. Me 28.04.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të gjykatës i është kontrolluar banesa e tij ku janë konfiskuar disa dëshmi që mund të lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e policisë.