Mimoza Kusari përmend Thaçin e Haradinajn: Ky shtet ende e ka të instaluar krimin e korrupsionin
Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari Lila tha se Kosova e ka ende të instaluar krimin dhe korrupsionin përkundër që partia të cilës tani i takon ka fituar mbi 50% të votave dhe ka gjithë pushtetin politik në Kosovë më shumë se një vit.
Kusari Lila ka përmendur raportin e Freedom House në të cilin përmenden Thaçi e
“Kjo qeveri as edhe një fjalë të vetme nuk e deklaruan për të thënë po fillojmë hetime për raportin e Freedom House i cili i përmend me emra Haradinajn dhe Thaçin të cilët përmenden të lidhur me krimin dhe korrupsionin që e tregon edhe njëherë dëshminë e konfirmuar që ky shtet e ka në instancat e veta krimin dhe korrupsionin”, tha ajo.
Tutje, Kusari Lila tha se media në Slloveni që raportoi për skandalin e Berishajt s’është burim kredibil.
“Si e parë e punës unë i përshëndes të gjithë opozitarët që ta mbajnë qeverinë në kontroll por me burime kredibile. Sa i përket kredibilitetit të Planet TV, Financial Times ka tregu qartë që është biznes i lidhur me Janshan, ne kemi hyrë në luftë politike hibride, ndërhyrja e shteteve apo organizatave tjera në zgjedhje të vendeve të huaja është pjesë e luftës hibride”, tha ajo.