Zyrtarët e Pallatit të Drejtësisë rrahën mes vete
Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një zyrtar referent në Pallatin e Drejtësisë.
I njëjti ka sulmuar fizikisht një administrator në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
“Pallati i Drejtësisë, Gjykata themelore, Prishtinë 27.04.2022-15:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar referent, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar administrator në Gjykatën Themelore Prishtinë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.