Ish-zëdhënësi i Albright zbulon momentet e rralla të saj në karrierë, veçon këmbënguljen për Kosovën
Rubin vë në pah se në rastet e Kosovës dhe të zgjerimit të NATO-s, përfshirja e Albright bëri një ndryshim vendimtar.
“Pas kthimit nga një takim veçanërisht intensiv në Shtëpinë e Bardhë, ajo më tregoi se si kërkonte një vendim për Kosovën, duke i thënë një zyrtari të lartë të administratës: “Si ambasadore e OKB-së më injoruan për Bosnjën, por këtë herë unë jam Sekretare e Shtetit dhe ne do të kemi një diskutim për përdorimin e forcës në Kosovë”.
“Tani nëse shikohet prapa, del se populli i Kosovës ishte me fat se kërkesa e tyre për liri ndodhi në kohën kur bota perëndimore po funksiononte në të gjithë cilindrat e saj, dhe kur ishe në detyrë një sekretare e shtetit me njohuri dhe histori unike”, kujton Rubin në shkrimin e tij