Mblidhet Kuvendi, në rend dite propozimi i 40 deputetëve për caktimin e Komisionit Hetimor
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare.
Në rend të ditës është edhe propozimi i 40 deputetëve për caktimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike, kërkuan që Komisioni Hetimor për energjinë të marrë përkrahjen dhe të votohet të enjten në seancë.
Si pasojë e mosformimit të këtij komisioni, partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), po bojkotojnë punën e Kuvendit të Kosovës.
Në seancën e fundit Kuvendit të Kosovës, nuk u arrit të futej në rend të ditës formimi i një komisioni hetimor parlamentar që do të kishte për qëllim hetimin e menaxhimit të krizës energjetike, si dhe shkeljet eventuale gjatë punësimeve së fundi në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Komisioni hetimor është inicuar nga Partia Demokratike e Kosovës.