FOTO| Fillon ceremonia mortore e Madeleine Albright
Ka filluar ceremonia mortore për ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright e cila vdiq më 23 mars në moshën 84 vjeçare.
Shumë të afërm e politikanë, si presidenti Biden, e ish-presidentë, janë parë të pranishëm në Katedralen Kombëtare në Uashington.
Presidenti amerikan, Joe Biden, pritet që të mbajë eulogjinë për Albright.
Në këtë ceremoni mortore pritet të marrin pjesë 1 mijë e 400 persona, përfshirë ish-presidentin Barack Obama, Michelle Obama, zëvendëspresidenti Al Gore dhe ish-sekretarja e shtetit Condoleezza Rice.
Nga Kosova, në ceremoninë e varrimit të Albright do të marrin pjesë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, dhe anëtari i LDK-së i cili vepron në SHBA, Faton Bislimi.
Admiruesit e Albright e kujtojnë atë si një kampione të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe paqes.