Dalin dokumentet: Kur Albin Kurti i kërkoi popullit të mbulohet me qebe, KEK i shiste rrymë GEN-it 105 euro për megavat
GEN është kompania e cila u përfshi në skandalin e ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj, i afërt me kryeministrin, Albin Kurti dhe partinë e tij.
Në bazë të dokumenteve të siguruara nga Gazeta Infokus, për 7 muaj, KEK-u bëri pazare me kompaninë GEN, për hiq më pak se 11.8 milionë euro me Kosovën.
Çmimi më të cilën i kishte shitur energji elektrike KEK-u kompanisë GEN, ka variuar nga 60 euro, çmimi më i lirë për megavat orë energji elektrike e deri në 190 euro çmimi me i lartë për megavat. Me këtë çmim prej 190 eurosh është shitur energjia elektrike në muajin tetor.
E një fakt i çuditshëm nga dokumentet e siguruara nga kjo gazetë, është çmimi i shitjes së energjisë elektrike në muajin dhjetor, kur Kosova pati krizën me të madhe energjetike ndonjëherë.
Në këtë periudhë KEK-u i kishte shitur kësaj kompanie energji me vetëm 105 euro për megavat.
Sipas raporteve të tregtimit të energjisë që ka siguruar Infokusi, për periudhën 1 qershor deri me 31 dhjetor 2021, GEN ka qenë një ndër blerësit kryesor të energjisë elektrike dhe atë me çmime super të lira.
Pazari i KEK-ut me kompaninë GEN kap shifrën prej 11.8 milionë euro vetëm për periudhën 7 mujore të vitit 2021.
Nga totali i eksportit për këtë vit qe ka qenë 58 milionë euro, vetëm kjo kompani ka marr rreth 12 milionë euro apo 20 % të nga totali i shitjes.
Në muajin shkurt të këtij viti, kryeministri Albin Kurti derisa fliste për krizën energjetike pati deklaruar së çmimi i një megavat orë pat hipur edhe në 515 euro.
“Sidoqoftë tash importi i energjisë elektrike ka rënë dukshëm, dikur ishte mbi 6 gigavat orë në ditë tash është nën 3 gigavat orë në ditë. Edhe çmimet nuk janë sikurse të fundit të dhjetorit kur në bursën ndërkombëtare çmimi i një megavat orë pat hipur edhe në 515 euro. Pra tash është zbutuar ca situata por unë i lus të gjithë qytetarët e republikës që sa më shumë ta kursejnë energjinë elektrike”, ka thënë Kurti.
Kompani tjera me të cilat KEK-u ka bërë tregti gjatë këtyre 7 muajve të vitit 2021 janë edhe, HSE, DANSKA, ENER, NOA, NOA KOSOVA, MCM, RENRGY TRADING GROUP SH.P.K.