Dogana konfiskon mbi 1,300 litra vaj dhe Coca-Cola të kontrabandura nga Sebria
Oficerët doganorë të Kosovës kanë ushtruar bastisje në dy lokacione të dyshuara në Kijevë dhe Lipjan për posedim të mallrave të kontrabanduara, transmeton Reporteri.net.
Sipas një njoftimi thuhet se njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ushtruar kontroll në këto dy lokacione dhe me kete rast është hasur në mallra pa dokumentacion të prejardhjes, rrjedhimisht i kontrabanduar nga Serbia.
“Në lokacionin e parë janë gjetur 550 Litra Vaj Ushqimor me origjinë nga Serbia, derisa në lokacionin e dytë janë gjetur rreth 800 Litra Pije Coca Cola me origjinë nga Serbia. Mallrat janë sekuestruar dhe rastet janë referuar në procedurë kundërvajtëse”, thuhet në njoftim.