Ekspertët bërthamorë flasin për sigurinë në Çernobil pasi ishte pushtuar nga rusët
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dërgoi një mision në Çernobil për të kontrolluar vendin e ish-stacionit të energjisë bërthamore pasi forcat ruse e pushtuan atë për javë të tëra.
Duke i përshkruar nivelet e rrezatimit si “jonormale”, drejtori i përgjithshëm i agjencisë Rafael Grossi tha se ka pasur disa momente kur nivelet janë rritur për shkak të lëvizjes së pajisjeve të rënda që forcat ruse kanë sjelle.
“Ne po ndjekim atë ditë pas dite. Situata ishte absolutisht jonormale dhe shumë, shumë e rrezikshme.”
AFP raportoi se ai po fliste pikërisht kur mbërriti në “sarkofagun” që synon të kufizonte ndotjen radiaktive nga reaktori numër katër i ish-centralit bërthamor pas katastrofës së vitit 1986.
IAEA tha se misioni i saj në Çernobil kishte për qëllim të dërgonte pajisje, që të kontrollonte nivelet e rrezatimit dhe të rivendoste sistemet mbrojtëse dhe monitoruese në vend.
Trupat ruse morën ish-centralin elektrik më 24 shkurt, ditën e parë të pushtimit të Ukrainës, dhe qëndruan atje për disa javë.