Shmangie tatimore- Firmës së Martin Berishajt i bllokohen xhirollogaritë në Mal të Zi
Insajderi ka zbuluar se firmës “MB Consulting” te Martin Berishajt, ambasadorit kosovar ne Kroaci qe është përfshire ne skandalin 600 mije eurosh te parave nga GEN-I Beograd, i janë bllokuar xhirollogaritë.
Qarkullimi i kompanisë ishte qindra mijëra eurosh gjate viteve 2019 dhe 2020, por ne fund i mbeti borxh Administratës Tatimore ne shtetin malazias
Mbi 600 mije euro nga kompania GEN-I, dega ne Beograd ishin transferuar te firma “MB Consulting”, prone e ambasadorit kosovar ne Kroaci.
Televizioni Planet TV raportoi se ato ishin dhëne për te ndikuar ne procesin zgjedhor ne Slloveni.
Deri tash Ambasadori Berishaj ka mohuar këtë pjese por nuk ka treguar se perse u pagua nga GEN-I Beograd, dhe se pse i tërhoqi ato para dhe ku i dërgoi ato.
Përtej këtij zhvillimi, për te cilin Insajderi ka raportuar ne vazhdimësi, gazeta merr vesh qe autoritet malaziase kane filluar ndërmarrjen e veprimeve ndaj firmës se Berishajt.
Xhirollogaritë e kësaj firme ne shtetin e Malit te Zi tashme janë bllokuar, merr vesh Insajderi nga burime brenda institucioneve të atjeshme.
Vendimi ishte marre ne shtator te vitit te kaluar.
Arsye e këtij veprimi nga shteti është qe firma ka borxh tatimor.
Mbi 31 mije euro është shuma e borxhit nga mospagesa e tatimit ne fitim nga firma e Berishajt. Kjo shumë e llogaritur e borxhit të tatimit në fitim tregon se Berishaj ka pasur fitime prej qindra mijë eurove brenda një viti nga afarizmi në Mal të Zi.
Bizneset që i fshehu Berishaj
Gazeta Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht rreth nisjes së hetimeve për Martin Berishajn nga Agjencia kundër Korrupsionit, pasi të njëjtit kishin nisur procedurat për verifikimin e pasurisë së tij.
Ndërkaq, Yll Buleshkaj, ka thënë për Insajderin se Verifikimi administrativ (sipas nevojës edhe hetimi administrativ) që kryhet nga AKK bëhet në formë të pavarur.
“Agjencia kundër Korrupsionit konfirmon që ka pranuar këtë informatë në fund të javës së kaluar dhe e njejta do të trajtohet sipas ligjit dhe brenda afateve ligjore. Rrjedhimisht, AKK ka iniciuar procedurat për verifikim të pasurisë së deklaruar nga z. Berishaj” thuhet në përgjigjen e tij për Insajderin
Për Berishajn, Insajderi raportoi se i njëjti nuk ka deklaruar dy bizneset që i ka në pronësi tek Agjencia Kundër Korrupsionit.
Dy kompanitë e tij, “Myloja” dhe “Zaslon Kosova” figurojnë vetëm në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, shkruan Gazeta Insajderi.
Lidhja e Berishajt me Golobin
Golob që akuzohej për shpërlarje parash me Berishajn fitoi me numër rekord mandatesh. Pas 90,11 për qind të votave të numëruara, partia Lëvizja e Lirisë është në krye (33,9% dhe 40 vende), e ndjekur nga SDS (24,2%, 29 vende), NSi (7%, tetë vende) dhe SD në parlament. 6.6%, 7 mandate) dhe e majta (4.1% dhe 4 mandate).
Partia Lëvizja e Lirisë e udhëhequr nga Robert Golob, që u akuzua para disa ditëve nga mediat sllovene për një skandal financiar, ku i përfshirë ishte edhe një ambasador i Kosovës.
Televizioni slloven, Planet TV ka raportuar për një implikim të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj në një skandal financiar. Sipas televizionit, Berishaj kishte pranuar në llogarinë e kompanisë së tij “MB Consulting” një shumë prej 600 mijë eurosh nga dega në Beograd e kompanisë “GEN”, e të cilat pretendohet se i ka tërhequr në ‘cash’ dhe më pas ia ka dhënë kandidatit për kryeministër të Sllovenisë, Robert Golob.
Këto pretendime i ka mohuar Berishaj, duke paralajmëruar padi ndaj këtij mediumi. Presidenca i ka kërkuar raport dhe e ka ftuar për sqarime në Kosovë ambasadorin, pasi paraprakisht presidentja Vjosa Osmani ka thënë se i beson versionit që Berishaj e ka dhënë në Facebook.
Opozita në Kosovë ka kërkuar dorëheqjen e tij.