Këtë ditë pritet të bie sërish shi, këto do të jenë temperaturat
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka treguar për motin që pritet të mbajë në dy ditët e ardhshme në Kosovë, shkruan Gazeta Express.
Këto dy ditë pritet të ketë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Ndërkaq të enjten pritet që të ketë reshje shiu dhe vende-vende shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-26 gradë Celsius.
Njoftimi i plotë:
Moti për dy ditë 27-28.04.2022
Mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesëshme. Të enjten vranësirat do të dendësohen, duke përfshirë gjithë territorin e vendit. Parashihen reshje shiu dhe vende-vende shkarkime rrufesh (ditën e enjte), ndërsa të mërkurën parashihen rreze dielli dhe temperatura të larta. Indeksi UV do të shënoj vlera të rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi, që nga ora 9-17 mundësisht të jemi sa më të kufizuar nga rrezet direkte të diellit ose të bartim masa mbrojtëse (vlen vetëm për ditën e mërkurë). Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes. Kushtet agrometeorologjike mbeten të mira, falë këtyre temperaturave dhe reshjeve të cilat u regjistruan në këto dy dekada të muajit prill.