Diçka që s’është parë deri tani që nga nisja e luftës në Ukrainë, ja çfarë po bën SHBA-ja
Shtetet e Bashkuara janë zotuar ta lëvizin “qiellin dhe tokën” për ta ndihmuar Ukrainën ta fitojë luftën kundër Rusisë, ndërsa aleatët nga 40 vende u takuan sot në një bazë amerikane në Gjermani për ta forcuar mbrojtjen e Kyivit kundër Moskës.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin e cilësoi historik takimit, ndërsa tregoi përmes një postimi në Twitter qëllimin e takimit të thirrur nga SHBA-ja në bazën e saj ajrore Ramstein në Gjermani.
“Ne sapo nisëm një takim historik – më shumë se 40 vende u mblodhën për ta ndihmuar Ukrainën të fitojë luftën kundër pushtimit të padrejtë të Rusisë. Qëllimi ynë është të largohemi nga këtu me një kuptim të përbashkët, transparent të kërkesave të sigurisë afatshkurtëra dhe afatgjata të Ukrainës”, shkroi Austin.
We just kicked off a historic meeting — more than 40 countries gathered together to help Ukraine win the fight against Russia’s unjust invasion. Our goal is to leave here with a common, transparent understanding of Ukraine’s short-term and long-term security requirements. pic.twitter.com/sRuhu7aPis
— Secretary of Defense Lloyd J. Austin III (@SecDef) April 26, 2022
Amerika është tashmë furnizuesja më e madhe e ndihmës ushtarake ndërkombëtare për Ukrainën.