QKUK: Mbingarkohet Klinika Emergjente
Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës njofton se vazhdon të mbetet e mbingarkuar me pacientë që po marrin trajtim emergjent mjekësor.
“Prej tyre, 96 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë në klinikat kirurgjike, internistike dhe Mjekim Intensiv Qendror.
Po ashtu, janë kryer 15 operacione emergjente, 54 raste pas aksidenteve në trafik, 7 rate të helmimeve”, thuhet në njoftim.