Ndalet rryma gjatë mbledhjes së komisionit ku po flitej për rrymën, Pal Lekaj: Poshtë Qeveria
Përderisa gjatë komisionit Parlamentar për Ekonomi po raportonte bordi i ZRRE’së, u ndal rryma në sallë, raporton Periskopi.
Reagimi i parë ishte ai i deputetit Pal Lekaj, që duke qeshur ia drejtua deputetëve të VV’së: Poshtë Qeveria.
Nisën pastaj deputetët të qeshin e komentojnë atë që ju ndodhi.
Mirëpo nuk vonoi shumë dhe u erdhën sërish dritat në sallë.