Skandali Gen-Gen: Agjencia Kundër Korrupsionit nis verifikimin e pasurisë së Martin Berishajt
Agjencia Kundër Korrupsionit ka filluar procedurat për verifikimin e pasurisë së ambasadorit Martin Berishaj.
Këtë informatë, ia ka konfirmuar Blicit drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj.
“Kemi filluar procedurat për verifikimin e pasurisë sipas informatave që janë pranuar nga mediat”, deklaron z.Buleshkaj.
Kujtojmë se, mediumii slloven “Planet TV” raportoi për aferën financiare të kryetarit të partisë Lëvizja për Liri, Robert Golob, e të cilën e ka titulluar si skandal të madh financiar.
Sipas këtij mediumi, ai është nën hetim financiar ndërkombëtar për shkak të dërgesave nga dega serbe e GEN-I (furnizuesi energjetik slloven), të cilat i kanë shkuar kompanisë private MB Consulting në Mal të Zi.
Kompania MB Consulting e Berishajt supozohet se ka marrë 600 mijë euro, të cilat janë tërhequr vazhdimisht në para të gatshme.Berishaj supozohet t’ia kthejë këto para Golobit, dhe ky i fundit duhet t’i investojë këto para në një nga fondet italiane që u siguron përdoruesve anonimitet.
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka mohuar akuzat për përfshirje në skandalin financiar që u zbulua në Slloveni, ku mediat sllovene raportuan se ai i ka ka bartur para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi tek politikani slloven.