Rusia: Ne do të kundërpërgjigjemi me të njëjtën masë nëse Japonia zgjeron stërvitjet ushtarake me SHBA-të
Rusia ka paralajmëruar Tokion se do të marrë masa hakmarrëse nëse Japonia zgjeron fushëveprimin e stërvitjeve të përbashkëta detare me Shtetet e Bashkuara, tha sot zëvendësministri i Jashtëm rus Igor Morgulov.
Stërvitjet pranë kufirit rus po rrisin tensionet në rajon dhe përbëjnë një kërcënim për sigurinë e Rusisë, tha Morgulov, raporton Reuters, duke cituar RIA Novosti.