Pesë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar disa raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të Kosovës
Në Fushë Kosovë është arrestuar një person pasi ushtroi dhunë psikike ndaj gruas dhe vajzës së tij. Ai është dërguar në mbajtje për 48orë.
“Fushë Kosovë, 24.04.2022 – 23:03. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij viktimave femra kosovare. Të dyshuarit i është bërë matja e alkoolit e cila ka rezultuar 1.46 promil. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Edhe në Prishtinë është arrestuar një person pasi ushtroi dhunë ndaj gruas dhe vajzave të tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë, 25.04.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzave të tij viktimave, femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Ndërkaq, në Prizren është arrestuar një person pasi deshi ta fusë dhe dhunë në makinë dhe e kërcënoi me fjalë vajzën e tij.
“Prizren, 25.04.2022 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti ka tentuar ta fus në makinë me dhunë vajzën e tij femër kosovare si dhe e ka kërcënuar me fjalë. Viktima nuk kishte lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet më tutje në njoftim.
Ndërsa, në Pejë u arrestua një person pasi gjersa ishte i dehur ushtroi dhunë ndaj gruas së tij.
“Pejë, 25.04.2022 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
E në Malishevë u arrestua një burrë për sulm fizik ndaj gruas së tij.
“Malishevë, 25.04.2022 – 20:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima ka marrë tretman mjekësor pasi kishte lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.