Gratë ukrainase në Kosovë po mësojnë për deminim, thonë se do t’iu nevojitet pas përfundimit të luftës atje
Gjashtë gra ukrainase në Kosovë po mësojnë se si të çminojnë minat. Domethënë, ky është grupi i parë i grave ukrainase që do të trajnohen për të punuar me mina dhe do të kthehen në Ukrainë për të ndihmuar në deminimin në vendin e tyre.
Një nënë e tre fëmijëve nga Kramatorsk, tha se trajnimi do të jetë i dobishëm sepse dëshiron të mbrojë fëmijët dhe njerëzit e saj.
Ato udhëhiqen përmes trajnimit nga ekspertë të kompanisë private Kosova MAT.
“Ne kemi ende kujtime të freskëta nga lufta, edhe pse kanë kaluar 23 vjet që atëherë”, tha Artur Tigani, trajner që drejton stërvitjen e grave ukrainase, duke shtuar se kompania e tyre e çminimit u ndërtua mbi përvojën e tyre të dorës së parë, shkruan ABC News.
Anastasia Minchukova, 20-vjeçe, thotë se në Ukrainë ka një kërkesë të madhe për njerëz që dinë të heqin minat sepse “lufta do të përfundojë së shpejti”.
Minchuk tha gjithashtu se ajo ëndërron për paqen dhe se do të donte të flinte në shtratin e saj pa u shqetësuar për granatimet dhe duke ikur në strehë.
Yuliia Katelik, 38-vjeçare, nënë e tre fëmijëve nga Kramatorsk, tha se trajnimi do të ishte i dobishëm sepse ajo dëshiron të mbrojë fëmijët e saj dhe njerëzit e saj. /Lajmi.net/