“Pandemia s’ka mbaruar”, MSh-ja apel qytetarëve pas rritjes së rasteve me Covid-19 në botë
Ministria e Shëndetësisë ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes pasi sipas tyre pandemia s’ka mbaruar ende, shkruan Gazeta Express.
Kjo pasi sipas tyre, në vende të ndryshme të botës janë regjistruar raste të shumta me Covid-19.
Kështu nga MSH-ja kanë apeluar që qytetarët të vaksinohen kundër Covid-19.
“Kosova shënon këtyre ditëve numër të vogël të rasteve të reja të COVID-19 dhe për më tepër, prej disa javësh, fatmirësisht, nuk ka as raste të vdekjeve nga kjo sëmundje. Por, në vende të ndryshme të botës, këtyre ditëve sërish janë regjistruar raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar. Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19. #Vaksinohu”, thuhet në njoftim.