I dështon plani famëkeq: Kapet rob ushtari rus që mori leje nga bashkëshortja e tij të përdhunonte gratë ukrainase
Ushtari rus i cili mori “lejen” nga bashkëshportja për të dhunuar gratë ukrainase, Roman Bykovsky, 27 vjeç, me origjinë nga Orel, është kapur rob në Izyum të Ukrainës.
Lajmin e bën të ditur ish-kryetari i këshillit të qytetit, Ilia Ponomarev.
“Një ushtar i ushtrisë ruse nga Krimea, të cilit gruaja e tij e telefonoi nga shtëpia dhe diskutoi se duke përdhunuar një grua ukrainase, u mor në paraburgim nga Forcat e Armatosura të Ukrainës”, shkroi ai në faqen personale në rrjetin social Facebook.
Më 12 prill, dy gazetarë arritën të përgjonin një telefonatë mes ushtarit dhe gruas së tij, raportoi La Stampa.
Ajo i dha leje Bykovskyt të përdhunonte femrat ukrainase, mjafton që të mos ia tregonte asaj dhe të përdorte masa mbrojtëse ndërkohë që kryente marrëdhënie me to.
“Shkoni, përdhunoni gratë ukrainase, ju lejoj, por mos më tregoni asgjë: por mos harroni mbrojtjen”, tha gruaja e tij Olga. Biseda ka zgjatur rreth 30 sekonda dhe thuhet se është regjistruar në rajonin Kherson nga shërbimet sekrete ukrainase.