Goditet nga vetura një vajzë e mitur në Kaçanik
Një vajzë e mitur është goditur nga vetura në fshatin Dubravë në Kaçanik.
Policia, e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se e njëjta është dërguar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Fsh. Dubravë, Kaçanik, 25.04.2022 – 15:05. Vozitësi mashkull kosovar me veturë nga pakujdesia ka goditur mbesën e tij këmbësoren femër kosovare (e mitur). Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.