Raportohet për një sulm tjetër ndaj Policisë së Kosovës në Veri
Në media është raportuar për një sulm të ri ndaj Policisë ndërkufitare të Kosovë në veri të vendit, përkatësisht në Zubin Potok.
Sipas raportimeve, Policia e Kosovës ka qenë cak i sulmit rreth orës 08;00 të mëngjesit.
Nuk raportohet për të lënduar.
Reporteri.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës në lidhje me këtë rast, por të njëjtit nuk kanë dhënë ende detaje.
Në javët e fundit, Policia e Kosovës disa herë ka qenë cak i sulmeve në veri të vendit.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla këto sulme i ka quajtur akte terroriste.
Sulmi i fundit ishte raportuar më 16 prill.