Munishi tregon arsyen pse nuk është më trajner i Gjilanit
SC Gjilani njoftoi sot zyrtarisht për ndërprerjen e bashkëpunimit me Ismet Munishin.
47-vjeçari ka thënë se deri te ndarja e rrugëve erdhi pas mos arritjes për t’u shpallur kampion në Kosovë, shkruan Gazeta Express.
Trajneri kosovar përmes një postimi në “Facebook”, ka falënderuar presidentin e klubit gjilanas, Florim Zukën, dhe tifogrupin “Skifterat”.
Mes tjerash, Munishi u shpreh krenar që ishte trajner te Gjilani.
Postimi i plotë nga Munishi (pa ndërhyrje):
“Prej ditës së parë deri më sot isha shumë krenarë që isha në bankinën e klubit të madh SC Gjilani!
Falenderoj presidentin Florim Zuka për mundësinë dhe përkrahjen që ma dha,tifozërinë Skifterat që së bashku ndajtem gezime e kohëve te fundit edhe hidhërime për fat te keq !
Kush me njeh e din se e boj punën me zemër dhe përkushtohem 100%, por për fat të keq kjo nuk ishte e mjaftueshme që ne të dalim kampion për qka edhe vendosem ti ndajm rruget.
E falenderoj stafin për bashkëpunimin shumë të mirë që kishim dhe ju deshiroj suksese ne Evropë.
Dhe ne fund qershinë e kam për futbollistët e mi që i dua shumë dhe i lus te vazhdojnë me krenari, ti mbrojn ngjyrat e klubit të madh SC Gjilani!”. /Gazeta Express/