Sekretari i Bashkësisë së Tarikateve: Edhe homoseksualët janë krijesa të Zotit
Sekretari i Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës, Lulzim Shehu, ka qartësuar qëndrimin e këtij komuniteti kundër homofobisë, hap ky që u cilësua si pranim i martesave brenda gjinisë së njëjtë.
Ai, tha se kjo bashkësi nuk i përkrahë këto martesa, por është kundër përjashtimit të kujtdo nga shoqëria, meqë sipas tij, edhe homoseksualët janë krijesa të Zotit, madje edhe të sukseshme.
“Ata janë krijesa të Zotit. Kush është ai që është kundët punës së Zotit? Historikisht është treguar se nga kjo shoqëri kanë dalë shumë dijetarë dhe shumë nobelistë, pse ne me i përjashtu”, tha ai, në një intervistë për emisionin InfoKlania në KlanKosovFM.
Ai, ka pohuar se lidhjes së njëjtës gjini duhet të rregullohen me ligj, por jo si martesa.
“Jemi kundër homofobisë, çfarëdo lloj përjashtimi i këtij grupacioni në shoqëri ne jemi kundër. E tash martesa për neve është mes një mashkulli dhe një femre”, ka thënë Shehu.
“Çështjet e kontratave shoqënore në mes gjinisë së njëjtë, atë masandej ligji duhet ta trajtojë”, ka thënë Shehu.