Themeluesi i kompanisë ‘Meka’ ka një porosi për rininë e Kosovës
Biznesmeni i njohur i Kosovës, Burim Piraj, i cili është pronar i kompanisë “Meka Hallall Food” në faqen zyrtare në Facebook ka publikuar një mesazh mjaft domethënës për të rinjtë e vendit tonë.
Ai ka kërkuar nga rinia e Kosovës që mos ta humbin kohën kot, por të përgatiten për jetën që e kanë përpara.
Piraj ka thënë se në rini vendosen bazat e jetës së një njeriut.
“Vendosni bazë të shëndosh dhe të fortë që të mos ju lëkundin valët e jetës e të vuani sepse kjo jetë nuk përsëritet dhe duhet të jetohet e lumtur!
Puna dhe lumturia janë dy gjëra të pa ndara sepse pa punë lumturia ngelet ëndërr!”, ka shkruar Piraj, raporton Scanner.
Postimi i Pirajt:
Rini e dashur!
Shumë shpejt shumica prej juve do të pavarësoheni nga familja për arësye të ndryshme!
Shumë shpejt ju do të jeni menaxher i tërë jetës suaj!
Prandaj bëhuni gati, mos u bëni përtac, mos e humbisni kohën me gjëra të kota, mendoni së pari e më pas veproni për të krijuar një të ardhme më të mirë.
Në rini vendoset baza e jetës së një njeriu!
Vendosni bazë të shëndosh dhe të fortë që të mos ju lëkundin valët e jetës e të vuani sepse kjo jetë nuk përsëritet dhe duhet të jetohet e lumtur!
Puna dhe lumturia janë dy gjëra të pa ndara sepse pa punë lumturia ngelet ëndërr!
Paçi fat!
Zoti ju bekoftë!