Po shkëlqen në Francë, klubi i Premier League pas Zhegrovës
Është transferuar në Francë në merkaton e janarit dhe ka zhvilluar shtatë paraqitje me fanellën e Lille në Ligue 1. Por, kaq i ka mjaftuar Edon Zhegrovës për t’u shndërruar në një protagonist në elitën franceze, teksa sulmuesi anësor ka shënuar dy gola dhe ka arritur të asistojë një herë për shokët e skuadrës.
Forma e 23-vjeçarit nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubi i Arsenal në Premier League, teksa topçinjtë në verë pritet të humbasin shërbimet e Nicolas Pepe dhe shohin te Zhegrova zëvendësuesin e duhur.
Lille dhe Arsenal kanë marrëdhënie të shkëlqyer teksa në të kaluarën kanë bashkëpunuar për transferimet e Pepe dhe Gabriel Magalhaes. Kartoni i Zhegrovës kushton 11 milionë paund, me francezët që shpenzuan 5.8 milionë paund për ta transferuar nga Basel.
Në rast se një transferim i tillë kryhet me sukses atëherë do të ishte një nga arritjet më të mëdha në karrierën e Zhegrovës duke qenë se bëhet fjalë për t’u aktivizuar në një nga kampionatet më të forta në botë.