Bebe Rexha thotë se antidepresantët e ndihmojnë atë të motivohet kur gjendja e saj mendore është jo e mirë
Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, që nga fillimi i vitit 2022, nuk ka qenë shumë aktive për fansat e saj në rrjetet sociale.
Ajo ka zgjedhur që këto muaj të mos publikojë fotografi, video apo statuse të ndryshme për fansat e saj, gjersa “e heshtur” ka qëndruar edhe sa i përket prurjes së projekteve të reja muzikore.
Megjithatë, së fundmi 32-vjeçarja gjeti pak kohë që t’iu përgjigjet disa prej pyetjeve të parashtruara nga fansat e saj në Twitter.
Një prej tyre kishte pyetur këngëtaren shqiptare se “çfarë e mbanë atë të motivuar kur ndjehet keq me disponim”.