Sistemi VAR do të përdoret për ndeshjet gjysmëfinale dhe atë finale, në Konferencë Ligë
UEFA ka vendosur që sistemi VAR, të përdoret në ndeshjet gjysmëfinale dhe në atë finale në Konferencë Ligë.
Në Konferencë Ligë deri më tani nuk është përdorur sistemi VAR, por në ndeshjet gjysmëfinale dhe finalen e madhe do të jetë prezent.
UEFA ka paralajmëruar se VAR-i do të përdoret në ndeshjet gjysmëfinale dhe atë finale të Konferencë Ligë, transmeton lajmi.net.
Ky është një lajm i mirë pasi sistemi i VAR do të ndihmojë gjyqtarët të marrin vendime më të drejta.
Ndeshjet gjysmëfinaliste do të jenë ajo në mes Feynoord – Marseille dhe Roma – Leicester City.
Takime këto që do të jenë nën mbikëqyrjen e sistemit VAR.