A do të dekretohet kryeprokurori i propozuar nga KPK?
Të martën Qeveria e Kosovës, Presidenca dhe Këshilli Prokurorial ishin në një linjë sa i përket themelimit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, por krejtësisht qëndrime të ndryshme kanë sa i përket një çështjeje tejet të rëndësishme për sistemin e drejtësisë në vend.
Si rrallëherë u bashkuan në një tryezë.
Të martën Qeveria e Kosovës, Presidenca dhe Këshilli Prokurorial ishin në një linjë sa i përket themelimit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut.
Por krejtësisht qëndrime të ndryshme kanë sa i përket një çështjeje tejet të rëndësishme për sistemin e drejtësisë në vend.
Bëhet fjalë për konkursin për kryeprokuror të ri të Shtetit, që u kritikua nga pothuajse të gjitha ambasadat e huaja në vend, si dhe nga shoqëria civile.
Por KPK nuk u tërhoq nga emri i Blerim Isufajt, as pas krejt këtyre reagimeve.
Krejt çka ka mbetur tash është dekretimi i tij nga presidentja Vjosa Osmani, gjë që ministrja e drejtësisë po shpreson që të mos ndodhë.
E raportet me ata që sipas saj nga fillimi tentuan që ky proces të mos jetë meritor, nuk i ka të shkëlqyera.
Gjatë ditës nga Presidenca s’kanë kthyer përgjigje rreth kësaj çështjeje.