Shoku i Mefail Bajqinovcit nuk u votua për kryeprokuror, Adnan Rrustemi shfaq hidhërimin publikisht
Një prej kandidateve për kryeprokuror është i afërt me Mefail Bajqinovcin. Ai nuk ka marrë votat e duhura për kryeprokuror të shtetit, shkruan Insajderi.
Dyshja e deputeteve Mefail Bajqinovci e Adnan Rrustemi kane bërë përpjekje publike për të ndikuar në KPK lidhur me emërimin e kryeprokurorit të ri.
Nuk kanë arritur që të ndikojnë. Sot KPK-ja ka vendosur që Blerim Isufaj të jetë kryeprokuror i shtetit.
Kjo nuk i ka pelqyer deputetit të VV-se, Adnan Rrustemajt.
Ai ka shfaqur publikisht hidherimin e tij.
Rrustemi ka shkruar se shteti i Kosovës është ende i kapur dhe se duhet shumë punë për ndryshimin e madh që kanë premtuar në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
“Pardje Rrahman Jashari në arsim dhe sot Blerim Isufaj në kryeprokurori e Agim Ademi në futboll tregojnë që ende është i kapur përbrenda shteti i Kosovës. Akoma kemi shumë punë që ndryshimi i madh popullor i 14 shkurtit 2021 të bëhet edhe demokratizim i shtetit tone”, ka shkruar Rrustemi në Facebook.