PSD sot dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit për deklarimin si veteran i UÇK-së
Partia Socialdemokrate do të dorëzojë sot kallëzim penal ndaj kryeministrit Albin Kurti për rastin e deklarimit të tij si veteran i UÇK-së.
Kjo parti e dorëzon padinë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në orën 11:00, thuhet në njoftim, për statusin e Kurtit si veteran i UÇK-së ka deklarime të ndryshme edhe të vetë ish-eprorëve të ushtrisë. Nga ata që e pohojnë këtë janë Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa e Faton Klinaku.
Ndërsa Rrustem e Hisen Berisha kanë thënë se Kurti nuk konsiderohet veteran i UÇK-së.