EURACTIV: Serbia i ka fshirë 6 mijë shqiptarë nga listat e votimit
Vetëm pak ditë para zgjedhjeve në Serbi, më shumë se 6,000 qytetarë shqiptarë që jetojnë në Serbi janë hequr nga listat e votuesve. Një veprim që aktivistët dhe studiuesit thonë se është për bërë për shkak se janë shqiptarë etnikë.
Sipas një kërkimi prej vitesh nga një akademike dhe ish-banore e zonës, Flora Ferati-Sachsenmaier, shqiptarët janë fshirë sistematikisht nga listat e votuesve, duke i bërë ata de facto pa shtetësi dhe pa qenë në gjendje që të marrin ose rinovojnë dokumente identiteti, për të përfituar nga arsimi ose kujdesi shëndetësor, ose madje të regjistrojnë edhe lindjen e fëmijëve të tyre, shkruan Euractiv, transmeton Express.