“Çka u bo oj Hikmete”: Kuvendi shpërthen në të qeshura nga reagimi i deputetes së LVV-së
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj Sadiku në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar finalizimin e projektit të shkollës në Pozheran.
Ajo ka kërkuar të përfundojë projekti, pasi që nxënësit po zhvillojnë mësimin me pesë orare, nga 20 minuta, përcjell Demokracia.com.
Por në fund të deklaratës së saj, ajo i është drejtuar deputetes së LDK-së, Hikmete Bajrami në një formë mjaftë të çuditshme e cila ka shkaktuar të qeshura në Kuvend.
“Çka u bo oj Hikmete”, dëgjohet ajo duke thënë, përcjell Demokracia.com.
Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka vazhduar sot seancën plenare të së hënës, duke filluar nga ora 10:00.
Në seancën e së hënës ishte planifikuar debat parlamentar për politikën e jashtme, por është shtyrë për shkak se Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla dhe kryeministri Albin Kurti nuk ishin prezent në seancë./Demokracia.com/