Vjen në jetë vajza e ukrainases që i mbijetoi bombardimeve të maternitetit në Mariupol
Mariana Vishegirskaya ishte mes grave të tjera në maternitetin e Mariupolit që u bombardua në fillim të kësaj jave. Ajo i mbijetoi sulmeve dhe lindi një vajzë në një spital tjetër sot.
Të paktën 3 persona humbën jetën nga sulmi ajror në spitalin e fëmijëve në Mariupol. Sipas asaj që shkruan BBC, mes viktimave është dhe një fëmijë vetëm 6 vjeç. Nga sulmi mbetën të plagosur 17 persona.
Rusia e ka mohuar se ishte ajo që ndërmori sulmin duke thënë se spitali kishte qenë nën kontrollin spitalin dhe e quajti “Fake News”.
Presidenti ukrainas e akuzoi Rusinë se me sulmin bëri krim lufte.