Mbi 800 raste aktive me koronavirus në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 864.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.696, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,120 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 463 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.816.266 doza të vaksinës.
Deri më sot 817.578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 98.286 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.